Bazuar në Vendimin Nr.3, Datë 11.03.2022 “Për shpalljen e një vendi vakant për për anëtar të Këshillit të Lartë të prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës “, të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë si dhe në nenet 134-137 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Universiteti i New York-ut në Tiranë shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga pedagogët me kohë të plotë të Departamentit të Drejtësisë, Fakulteti e Drejtësisë dhe Shkencave Shoqërore, për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Njoftohen pedagogët pedagogët me kohë të plotë tw Universitetit të New York-ut në Tiranë që janë të interesuar të kandidojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe plotësojnë kushtet e parashikuara në ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, që brenda datës 7 Prill 2022, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Shoqërore. Një kopje e kërkesës, së bashku me dokumentacionin shoqërues, i dërgohet dhe Rektorit të Universitetit të New York-ut në Tiranë.
Kriteret për kandidim
Kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
a) të jenë shtetas shqiptarë;
b) të kenë jo më pak se 15 vjet përvojë profesionale si jurist;
c) në kohën e kandidimit, të kenë përvojë për jo më pak se 5 vjet si pedagogë me kohë të plotë;
ç) të jenë personel kademik të kategorisë “profesor” ose “lektor”;
d) në kohën e kandidimit të mos jenë Rektor ose Drejtor i Shkollës së Magjistraturës;
dh) të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
e) të mos kenë qenë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
ë) të mos kenë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në partitë politike përpara kandidimit;
f) të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
g) të mos jenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve inteligjente;
gj) në kohën e kandidimit, të mos kenë asnjë anëtar të familjes, sipas kuptimit të ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe të afërm të shkallës së parë që është anëtar në detyrë i Këshillit ose kandidat për anëtar.
Dokumentacioni për kandidim
Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme:
a) Jetëshkrimin e përditësuar të nënshkruar në çdo faqe nga kandidati;
b) Librezë pune ose vërtetime të tjera që provojnë përmbushjen e kriterit ligjor të përvojës në punë prej jo më pak se 15 vitesh përvojë profesionale si jurist si dhe vërtetimin që në kohën e kandidimit, të jenë pedagogë të brendshëm ose të jashtëm jomagjistratë, me kohë të plotë jo më pak se 5 vjet në Shkollën e Magjistraturës;
c) Vërtetim që është personel akademik i kategorisë “Profesor ose “Lektor”;
d) Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
e) Deklaratë e konfliktit të interesit;
f) Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
g) Një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;
h) Formularin e vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i cili gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe bashkëlidhur këtij njoftimi;
i) Formularin e plotësuar në zbatim të ligjit Nr. 45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
j) Një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimit sekret.
k) Çdo dokument tjetër që vërteton përmbushjen e kushteve ligjore të parashikuara në nenin 134 të ligjit të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese, brenda datës 7 Prill 2022, duhet të dërgohen në adresën elektronike: enilacenko@unytold.unyt.edu.al dhe rectorate@unytold.unyt.edu.al, ose në adresën postare të Universitetit të New York-ut në Tiranë, “Rruga Kodra e Diellit”, Tiranë.
Bashkangjitur do të gjeni dokumentët si më poshtë vijon:
· Formularin e vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”
· Deklaratë e konfliktit të interesit që gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi;
· Formularin në zbatim të ligjit Nr. 45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”
· Formularin tip për dhënien e mbështetjes nga pedagogë të UNYT për kandidaturat për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Të nderuar anëtarë të stafit akademik,
Në përputhje me Ligjin 115/2016 “Për organet drejtuese të Sistemit të drejtësisë” dhe në vijim të Vendimit Nr.2, datë 22.07.2021 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për shpalljen e vendeve vakante për kandidatët nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të shkollës së magjistraturës për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë”
Stafi akademik me kohë të plotë i Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale të University of New York Tirana, I cili përmbush kriteret e parashtruara në Nenin 36 të Ligjit 116/2016 është i lutur që brenda 15 ditëve, nga shpallja e thirrjes të paraqesë shprehjen e interesit, për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të lartë të Prokurorisë.
Kërkesat të paraqiten pranë Dekanit të Fakultetit, Prof.As. Arjan Kadareja në adresën postare Rruga “Kodra e Diellit”, University of New York Tirana ose në adresën e postës elektronike arjankadareja@unytold.unyt.edu.al. Një kopje e kërkesës i drejtohet rektorit të universitetit, Prof. Dr. Nertila Gjini në adresën zyrtare të UNYT ose në adresën e postës elektronike ngjini@unytold.unyt.edu.al,
Kërkesa për shprehjen e interesit për pozicionet e sipërpërmendura duhet të përmbajë:
- jetëshkrimin e përditësuar të nënshkruar në çdo faqe nga kandidati;
- librezë pune ose vërtetime të tjera që provojnë përmbushjen e kriterit ligjor të përvojës në punë prej jo më pak se 15 vitesh përvojë profesionale si jurist si dhe vërtetimin që në kohën e kandidimit, të jenë pedagogë me kohë të plotë jo më pak se 5 vjet në fakultetin e drejtësisë të një institucioni të arsimit të lartë (IAL) ose pedagogë të brendshëm ose të jashtëm jomagjistratë në Shkollën e Magjistraturës;
- vërtetim që është personel akademik i kategorisë “profesor” ose “lektor”;
- vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- deklaratë e Konfliktit të Interesit;
- vërtetim i gjendjes gjyqësore;
- një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;
- formularin e vetëdeklarimit në zbatim të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i cili gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë;
- formularin e plotësuar në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
- çdo dokument tjetër që vërteton përmbushjen e kushteve ligjore të parashikuara në nenin 36 të ligjit Nr.115/2016.
Lutemi gjeni bashkëlidhur kësaj shkrese gjeni Vendimin e Kuvendit që përmban njoftimin për vendet vakante.